Londër: Të lindësh dy binjakë nuk përbën lajm, por t’i lindësh ata të
ndarë në dy shtete të ndryshme kjo po mund të të habisë. Kjo i ka
ndodhur Dona Kenan-it, nënës 28-vjeçare nga Anglia, transmeton Starti
njoftimin.
Kjo histori ka dhe diçka të veçantë në vetvete, binjakët janë të
gjinive të ndryshme, por ajo që mund t’i shkaktojë problem Donës është
fakti se djali ka lindur në Angli, ndërsa vajza në Skoci brenda 2 orëve.
Bebet, Dailan dhe Hanah Foks do të rriten së bashku dhe do ta festojnë datëlindjen në një ditë, por me nënshtetësi të ndryshme.
Në momentin që Dona lindi djalin, ajo ndodhej në Angli në shtëpinë e
saj, ndrësa motra e tij ka lindur në anën tjetër të kufirit. Për shkak
të komplikacioneve që pati gjatë lindjes së djalit, Dona u transportua
në spitalin më të afërt, i cili ndodhej në Skoci, ku lindi vajzën pas 1
orë e 40 minutash, transmeton koha.
Tashmë dy foshnjat binjakë gëzojnë shëndet të plotë dhe vazhdojnë të rriten nën shoqërinë e dy gjyshërve të tyre.

No comments:
Post a Comment