Tuesday, July 10, 2012

Noizy në lidhje me një vajzë nga Prishtina?


Javë më parë reperi nga Shqipëria, Noizy, ndodhej në Prishtinë për të mbajtur një koncert me anëtarët e grupit OTR, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të konfliktit ende të ndezur me grupin e njohur kosovar “BabaStars”. Por pavarësisht konflikteve të shumta, ai nuk i ka humbur kurrë fanset femra në kryeqytetin e Kosovës, sidomos ato adoleshente që bien kokë e këmbë brenda me të – shkruan Panorama Plus. Sipas kësaj shtojce, para disa ditësh, një vajzë nga Prishtina ka postuar në profilin e saj në Facebook disa foto intime me Noizyn, në një album të titulluar “Me zemrën time”. Nga komentet lihej të kuptohej se kjo vajzë që shihni në foto është e dashura aktuale e këngëtarit, i cili gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së tij si reper është komentuar vazhdimisht për marrëdhëniet e tij me femra. Por edhe kësaj here mbetet vetëm në dëshirën e vajzës që ta bëjë publike lidhjen me këngëtarin, pasi brenda pak minutave fotot janë zhdukur nga profili. Burime pranë Noizyt kanë pohuar se ai nuk ka aspak dëshirë që ta bëjë publike një gjë të tillë, për faktin se deri tani nuk ka pasur asnjë lidhje të qëndrueshme, për të cilën të mund të flasë vetë në faqet e shtypit rozë. Kjo pasi ai ka shumë fanse në Shqipëri e diasporë dhe kështu preferon ta jetojë jetën intime në fshehtësi, për të mos humbur vëmendjen e femrave që e adhurojnë dhe mblidhen në koncertet e tij. Edhe pse ai u këndon shumë femrave, asnjëherë nuk ka pohuar se ka rënë në dashuri me ndonjë femër, për të cilën mund të flasë hapur.

No comments:

Post a Comment